“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, autorët dihen”/ Avokati jep detaje: Bleona Mata ka shkuar nga Greqia në Gjermani. SPAK-u…

Avokati Idajet Beqiri ka ndarë detaje të reja për zhdukjen e Bleona Matës 15 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulo, avokati u shpreh se një grup i strukturuar kriminal ka dorë në zhdukjen e Bleonës, duke bërë që të zhduken gjurmët e krimit dhe të mos arrihej tek autorët e ngjarjes.

Avokati u shpreh se autorët e krimit kanë pasur edhe precedent të mëparshëm kriminal, të akuzuar edhe për rrëmbime të tjera.

“Kemi të bëjmë me një krim të rëndë, janë ngritur pista të gabuara në fillim nga policia sepse ka rënë preh e thashethemeve dhe provokimeve, orientimit të gabuar që i ka bërë bota e krimit ngjarjes. Pastaj e morën lehtë këtë çështje, gjithmonë me idenë që vajza është gjallë, po ndryshon banesë, nuk do të rrijë në fshat. Kjo bëri që të zhduken edhe gjurmët e krimit dhe të mos vihej tek autorët e ngjarjes që të mos jepnin llogari.

Është një krim shumë i dukshëm, dhe ka prova të dukshme. Dihet kush e mori nga shtëpia, kush e çoi në mal, kujt ja dorëzoi dhe kush kanë qenë bashkëpunëtorët e tjerë, edhe çfarë kanë përfaqësuar këta bashkëpunëtorë që kanë rrëmbyer edhe persona të tjerë dhe janë dënuar edhe më herët. Këto janë gjurmët e para, dihet edhe mënyra se si është transportuar, cili mjet e ka marrë. Policia nuk ka punuar me përkushtim, nuk e ka zbatuar ligjin siç duhet. Ende vazhdon e njëjta situatë, e njëjta papërgjegjshmëri”, tha avokati.

Avokati ka treguar se çështjen e kanë çuar në SPAK, ku sipas tij ka më shumë seriozitet.

“Çështjen e pezulluan nga krimet e rënda në Tiranë, e çuan në prokurorinë e Kukësit. Atje e kam gjetur unë dosjen, konstatova që atje nuk kishin bërë asnjë lloj veprimi. Minimumi duhet të viheshin në përgjim të gjithë personat e dënuar. Jemi detyruar, pasi konstatova që ne këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. E kemi çuar dosjen në SPAK, aty ka një lloj serioziteti, është një çështje që pati kujdesin e drejtpërdrejtë të Altin Dumanit. Ky 80-vjeçari që dëshmoi nuk është se nuk ka dashur të flasim më parë, por ka qenë i afërt me disa bashkëpunëtorë të krimit, i kanë thënë fëmijët mos fol dhe mos na hap telashe.

Tani ai e tha troç që nuk dua ta marr këtë plagë me vete në varr dhe ka dhënë mjaft material të mirë, pas kësaj prisim që policia e Vlorës të shkonte atje. Ata nuk kanë shkuar akoma dhe na është dashur ne të bëjmë rolin e policisë dhe SPAK, dhe të vemi tek burimi dhe më tej burimit edhe brenda atje ku ka ndodhur ngjarja ku dëgjoheshin ulërimat e vajzës. Ne jemi në rrugën e mbarë të zbulimit të së vërtetës”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Avokati Idajet Beqiri u shpreh shpreh se nuk ka asnjë provë që Bleona Mata mund të ketë ndërruar jetë dhe gjithashtu është shprehur se mendohet që ajo ka jetuar në Greqi dhe më pas ka shkuar në Gjermani.

“Për mua është gjallë. Por çdo gjë ndodh në këtë vend. Ne kemi parë edhe filma. Dikush thotë që pse nuk del vajza të flasë diku. Tani është 21 vjeçe. Si nuk i dërgon fjalë nënës së vetë. Në atë moshë që ka qenë, trysnia që është shtuar mbi të, frika që ka përjetuar, kanë bërë që një pjesë e kujtesës t’i eliminohet. Nga ana tjetër, mos të harrojmë që përdorin dhe medikamente të ndryshme që ta heqin kujtesën. Kjo është një enigmë  në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ka shpjegim të mos reagonte. Duhet të reagonte patjetër.

Mendoj se është aspekti i harresës ekstreme, që ajo nuk di që Bukuria është nëna e saj. Nuk flas për probleme që mund të lidhen me frustrimin e saj.

Në Greqi, ku mendohet se ka jetuar, thuajse 1/3 e asaj popullsie janë shqiptarë. Edhe Gjermani e njëjta gjë. Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani.

SPAK-u do i shkojë deri në fund. Çdo version është hedhur. Janë edhe ato mendjet e prishura që e kanë ngrënë arinjtë ose ndonjë kafshë e egër, por do ishte gjetur diçka. Të gjitha janë përralla. Këto më bëjnë të besoj që vajza jeton”, u shpreh avokati.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us