Kovaçevski: Nuk dua ta takoj Lavrovin!

Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, tha se nuk do të ketë asnjë takim me ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ai tha se kjo nuk është në asnjë mënyrë fitore për Rusinë, por është fitore diplomatike për OSBE-në, pasi ajo tregoi edhe një herë se do vazhdojë të funksionojë dhe të jetë garanci e sigurimit të zhvillimin e proceseve demokratike dhe të qeta.

“Nuk do të kem takim me Lavrov. Jo, kjo nuk është në asnjë mënyrë fitore për diplomacinë ruse, kjo është fitore diplomatike për OSBE-në, sepse vihej në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së. Me këtë OSB do të vazhdoj të funksionoj dhe do të vazhdoj të jetë garancë e sigurimit të zhvillimin e proceseve demokratike dhe të qeta.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Shpresoj se do të vërtetohen vendimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri për 4 pozicionet më të rëndësishme të OSBE-së, si dhe miratimin e buxhetit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që çdo vend në mënyrën e saj dërgon porosi për agresionin e padrejtë që Rusia po e kryen ndaj Ukrainës, disa po e bëjnë me mos praninën e tyre, e disa me praninë dhe me qëndrime tashmë të qarta lidhur me këtë agresion të padrejtë. Të njejtën do ta bëjë edhe unë në fjalimin tim që do ta kem në hapjen e kësaj ngjarje të rëndësishme”,-tha Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us