“Krenar që luaj për Gjermaninë”, Brajan Gruda i vë “shkelmin” shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda mund të përfaqësonte Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen, pasi te Gjermania shanset për të qenë te ekipi i parë, u vlerësuan shumë të vështira.

Megjithatë, postimi i fundit nga 21-vjeçari i jep fund shpresave të Shqipërisë dhe Kosovës. “Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, shkruan Gruda në “Instagram”.

Reagimi i mësipërm është “sinjal” i qartë për talentin me origjinë shqiptar, për të nuk ka zgjedhje tjetër përveç “Pancerave”. Aktualisht lojtari në fjalë luan me Gjermaninë U-21, ndërsa është në pritje për të marrë festën nga trajneri Julian Nagelsmann.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us