Kristjan Asllani fiton “zemrat” te Besiktas, ish-kapiteni i turqve: Më pëlqen, jam optimist

Kristjan Asllani pavarësisht se ka shumë pak kohë te Besiktas, duket se ka fituar zemrat e tifozëve dhe jo vetëm. Në lidhje me përforcimet e bëra nga skuadra turke, ku përfshihet edhe mesfushori shqiptar ka folur ish-kapiteni i Besiktas, Oguzhan Ozyakup.

Ky i fundit ka theksuar se i pëlqesh shumë mesfusha e përbërë nga Asllani, Kokçu dhe Olaitan dhe sipas tij duken shumë solid. Ndër të tjera ka nënvizuar se Besiktas nëse do të dijë  të mbajë ritmin do të jetë i suksesshëm në fund.

“Më pëlqen me të vërtetë treshja e mesfushës(Asllani, Kokçu, Olaitan). Kjo treshe duket si një mesfushë solide dhe jam shumë optimist.

Nëse mund të jemi të qëndrueshëm me këtë organizim deri në fund të sezonit, Beshiktashi mund të jetë i suksesshëm”, ka theksuar ish-kapiteni.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us