Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari i papërmbajtshëm, mund me 9 gola Tomorin, triumfon edhe Laçi

Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë solli sot dy përballje, ku Flamurtari dhe Laçi arritën të konfirmojnë statusin e tyre si pretendente, duke siguruar pa shumë vështirësi kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Flamurtari regjistroi një fitore të thellë ndaj Tomorit, duke shënuar plot 4 gola në pjesën e parë dhe 5 të tjerë në të dytën. Me rezultatin 9-0, vlonjatët vulosën kualifikimin dhe në turin pasardhës do të përballen me Elbasanin.

Nga ana tjetër, Laçi mposhti Luftëtarin me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë të lojës. Kurbinasit kalojnë kështu në turin e tretë, ku i pret sfida ndaj Bylisit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us