Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk ka dijeni për ndonjë takim të planifikuar në Bruksel në dhjetor, mes tij dhe presidentit Aleksander Vuçiç.
Këtë koment, Kurti e ka bërë nga Gjilani, duke shtuar se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri.
Kurti foli edhe për moszbatimin e marrëveshjes së energjisë, e për këtë fajtore bëri Serbinë.
Kryeministrit i është kërkuar edhe një koment për deklaratën e ministrit Liburn Aliu, i cili tha se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, por nuk e ka parë të arsyeshme të japë një qëndrim zyrtar, apo të bëjë oponencë me ministrin.