BYLIS – ELBASANI 3 – 1 (Mustapha 44′, 48′, 55’/ Loukili 52′)
Ndeshja:
Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës Bylis – Elbasani. Pas 45 minutave të para në “Adush Muça” është shënuar vetëm 1 gol.
Vendasit arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 44-të të sfidës, ku me anë të një penalltie kanë mposhtur portierin e Elbasanit. Autori i golit ishte, Mustapha, i cili u tregua i saktë nga 11-metërshi, duke i dhënë avantazhin të tijve.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, teksa pritet të jetë mjaft e luftuar edhe fraksioni i dytë i kësaj përballjeje.
Superiore: Java e 17-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Olsion Yzeiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vashu, Bruno, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Muktar Koxhi, Marku, Përgjoni. TRAJNER: Mirel Josa
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Tsague, Loukili, Kasa, Manellari, Ze Gomesh, Azemoviç, Bunjaku, Musta, Lila. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç
LIVE:
55′- Spektakel ne Ballsh. Bylisi shenon golin e 3-te me Mustapha.
52′- Elbasani ngushton rezultatin. Verdheblute shenojne me Loukilin.
48′- Mustapha shenon golin e dyte, me ballshiotet qe kryesojne 2-0.
46′- Nis pjesa e dyte.
45+4′- Mbyllet pjesa e pare 1-0 per Bylisin.
44′- Gol ballshi me Mustapha me 11 metersh.
1’- Starton sfida në Ballsh, Bylis – Elbasani në kërkim të 3 pikëve.





