LIVE/ Strakosha bën daljen e gabuar dhe fatale, Polonia barazon shifrat me Lewandowskin (VIDEO)

Polonia 1 – 1 Shqipëria (Lewandowski 63′ / Hoxha 41′)

Gjysmëfinale “play-off”: Kualifikuese Botërori
Stadiumi: “PGE Narodowy”
Arbitër: Anthony Taylor

FORMACIONET ZYRTARE:
POLONIA: Grabara, Kiwior, Bednarek, Kedziora, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Rozga, Kaminski, Lewandowski. Trajner: Jan Urban.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Trajner:Sylvinho.

LIVE:
68’ Pilos debuton me fanellën kuqezi, merr vendin e Hoxhës. Nedim Bajrami i lë vendin Armando Brojës.
63′ Shënon Polonia me Lewandowskin.

54’ Super aksion i kuqezinjve, Hysaj pason te Bajrami, por ky i fundit shpërdoron rastin e artë.

49′ Goditje e rrezikshme nga Zielinski, për fat topi shkon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45+3′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
41′ GOL SHQIPËRIA! Shënon Arbër Hoxha.

36′ Goditje e fortë e Qazim Laçit, por jo e saktë.

34′ Taylor nuk fal, ndëshkon Mario Mitajn me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Rozga.

17′ Lajm i keq. Arlind Ajeti largohet i dëmtuar nga fusha, vendin e tij e merr Ardian Ismajli.

7′ Polonia rrezikon përsëri nga një goditje këndi, Hysaj shpëton Kombëtaren nga goli i sigurt.

5′ Polakët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, goditja e Lewandowskit shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë në “PGE Narodowy”! Starton dueli historik Poloni – Shqipëri, Kombëtarja me mision të qartë drejt Botërorit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us