Luajti si titullar dhe u dëmtua, Nedim Bajrami “nxjerr blof” trajnerin e Rangers (POSTIMI)

Nedim Bajrami ishte i pafat në sfidën që Rangers fitoi 3-0 ndaj Kilmarnock në Premiership në Skloci. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua si titullarë për herë të parë pas disa muajsh, por ishte i pafat, pais pas vetëm 21 minutash u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Pas asaj ndeshje, që u zhvillua më 6 dhjetor, Danny Rohl la të kuptohej se shqiptari ka një dëmtim serioz, gjë e cila shqetësoi dhe alarmoi tifozët shqiptare dhe jo vetëm. Tashmë ka ardhur një postim nga vetë Bajrami.

Lideri i Kombëtares shqiptare nëpërmjet një “Insta-Story” ka lanë të kuptohej për gjendjen e tij. Mesfushori ka shkruar: “Soon, që do të thotë së shpejti”. Kjo tregon se 26-vjeçari do të jetë gati së shpejti, ndërsa nuk ka zbuluar kohën kur do ta shikojmë sërish në fushë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Ndërkohë vlen të theksohet se ky vit për të nuk ka qenë shumë i mirë, pasi te Rangers nuk ka mundur të ketë minutat e dëshiruara. Port e Kombëtarja ka qenë vazhdimisht pjesë e rëndësishme në formacionin e Sylvinhos.

Luajti si titullar dhe u dëmtua, Nedim Bajrami “nxjerr blof”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us