“Luftë” milionash, klubet nga Premier League nxjerrin “jashtë lojë” Bayern Munich për Fisnik Asllanin

Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani po përjeton formë mbreslënëse në Bundesligën gjermane me ekipin e Hoffenheim. Gjigandët e Bayern Munichen e kanë shprehur interesimin e tyre, ndërsa kanë hedhur “grepat” edhe Barcelona e Borussia Dortmund.

Gazetari sportiv Ekrem Konur bën të ditur se dy klube të Premier League janë vën në “ndjekje” të 23-vjeçarit. Nuk jepen emrat e skuadra nga Anglia, por është e qartë se fuqia financiare nuk i mungon për të nxjerrë “jashtë loje” Bayernin apo Barcelonën.

Klubi i Hoffeheim i ka vendosur çmimin fillestar, 50 milionë euro, por me shumë gjasa kuota do rritet, marrë në konsideratë interesimin e madh dhe rritjen e konkurrencës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us