Java e 21-të e Kategorisë së Dytë në Grupin B do të dhurojë sot përballje që janë përcaktuese për fatin e sezonit sa i përket ngjitjes direkte në Kategorinë e Parë.

Sfida që do të ketë vëmendjen e të gjithëve është padyshim ajo mes Butrintit dhe Partizanit B, që praktikisht do të vulosë nëse vendasit do të mbajnë vendin e parë në renditje apo jo para finales së sezonit të rregullt, meqë kanë luajtur një ndeshje më pak se Bylisi B me të cilin ndajnë pozicionin.
Vetë ballshiotët, sot përballen me Orikun që i ndjek me një pikë më pak, duke e bërë këtë javë më të ndezur se kurrë e duke lënë çdo mundësi të hapur.
JAVA 21
TOMORI – MALIQI 14:00
EAGLE – DELVINA 14:00
KËLCYRA – SHKUMBINI 14:00
BUTRINTI – PARTIZANI B 14:00
BYLIS B – ORIKU 14:00
DEVOLLI – PUSHIM






