Mario Mitaj kthehet titullar te klubi arab, ia lë vendin në ekip Benzema se refuzon të luajë “gratis”

Mario Mitaj është kthyer të luajë sot përsëri si titullar në radhët e klubit të Al Itihad në kampionatin arab të futbollit, në barazimin 2-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertën ndaj Al Fateh.

Shifrat që i janë vendosur para në tavolinë raportohet se kanë qenë shumë më të ulëta se ato që përfiton aktualisht futbollisti dhe përfaqësues të lojtarit i kanë cilësuar si tentativë për të bindur futbollistin të lante “gratis” për sheikët. Kësisoj, ato janë refuzuar, ndërsa edhe vetë Benzema, e ka cilësuar këtë si një dëm ndaj imazhit të tij dhe raportohet që ka refuzuar të luajë në ndeshjet e radhës të Al Itihad.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Kësisoj, në skuadër është hapur një vend për një të huaj dhe nga kjo ka përfituar Mitaj, i cili është përfshirë menjëherë në rreshtim nga trajneri Konseisao për takimin e sotëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us