Marrëveshja 20-vjeçare energjitike/ Ambasadorja Guilfoyle: Shqipëria thelbësore për këtë vizion! Rama: Impiant gazi në Vlorë

Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në një takim në ambientet e Kryeministrisë, ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Takimi vjen në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes energjetike të Shqipërisë me SHBA-të dhe Greqinë, me vlerë 6 miliardë dollarë.

Bëhet fjalë për një projekt që synon një marrëveshje 20-vjeçare që synon furnizimin e Europës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të. Një hap që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen energjetike të vendit dhe të rajonit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ambasadorja shihet teksa hynte në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur me përqafime nga kryeministri Rama.

Pas takimit në Kryeministri, Rama dhe ambasadorja zhvilluan një konferencë të përbashkët.

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, theksoi se Shqipëria është një partnere e palëkundur e SHBA-së. Ndër të tjera, Kimberly deklaroi se Shqipëria ka një rol kyç në këtë vizion, duke e cilësuar vendin si thelbësor për realizimin e vizionit të SHBA-ve për dominancë energjetike në rajon.

“Nder të gjendem këtu në Shqipëri, një partner I palëkundur i SHBA dhe një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama. Ka dy marrëveshje që po nënshkruhen sot. Që është marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan rol në rritje në Ballkan. Forcimi i bashkëpunimit rajonal, në fakt ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare gjithashtu. Dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptar ka për sigurinë energjitike. Administrata Trump e ka ngritur këtë bashkëpunim si shtyllë në mbarë botën. Shqipëria dhe Greqia janë më shumë se sa fqinj. Kur SHBA – Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku i gjithë rajoni përfiton. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion. Energjia mbështet themelet për paqe e prosperitet afatgjatë. Le të vijojmë të punojmë së bashku me SHBA dhe qeverive për të rritur ekonomitë tona, për ti sjellë njerëzit tanë më afër me njeri tjetrin.”, tha ambasadorja.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Në konferencën e mbajtur me ambasadoren e amerikane në Greqi, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria synon që brenda këtij mandati të jetë eksportuese neto e energjisë.

“E gjithë pasuria e prodhuar nga sistemi ynë ishte në fakt i keqmenaxhuar. Kompania jonë e shpërndarjes energjetike deri një dekadë më parë ishte buzë familentit dhe borxhi ishte më shumë se 5 % e produktin tonë të brendshëm bruto. Sot është krejt ndryshe, Shqipëria ka zgjedhur të kalojë përmes një procesi të dhimbshëm të një reforme energjetike. Gjithkush paguan atë që meriton dhe ne vazhdojmë e investojmë. Dhe brenda këtj mandati të shndërrohemi në një vend neto eksportues 100 % të ripërtëritshëm”, tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se Vlora do shndërrohej në pikë kritike për sigurinë energjetike në Shqipëri dhe se investimet do vijonin më tej.

“Sot vijmë nga veriu ku jo pak kohë më parë prezantuam prodhimin e energjisë nga era dhe jo vetë. Pjesë e transformimit që ne e nisim nga Vlora. Sot po bëhet një forcë dhe një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës së gabuar të investimit të parave të shqiptarëve e që do shndërrohet në aset të vlefshëm që do i jap Shqipërisë një produkt për energjinë dhe shpërndarjen e saj. Angazhim i përbashkët gjeopolitik për qëndresën energjetike. Vlora do kthehet një pike kritike për energjinë në Evropën Juglindore”, deklaroi Rama.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Kjo është vizita e dytë e ambasadores Guilfoyle në Shqipëri. Në muajin mars, Guilfoyle zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama, i cili e priti në Kryeministri. Vetë Rama ndau detaje nga takimi, duke u shpreh se bashkë me ambasadoren diskutuan për disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta. Kreu i qeverisë theksoi se ambasadorja amerikane në Athinë është një figurë e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve.

Guilfoyle konsiderohet një nga figurat kyçe të presidentit Donald Trump në politikën amerikane. Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox Neës, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Neësom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo shërbeu si këshilltare dhe drejtoi divizionin e mbledhjes së fondeve të fushatës presidenciale të Presidentit Donald Trump në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us