Mbetjet toksike të ‘Kurum’! Rama ‘mesazh’ Prokurorisë së Durrësit: Vetëm vetën e vetë nuk paraburgosën

Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar në podcastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka patur një reagim edhe ndaj aksionit të Prokurorisë së Durrsit, lidhur me arrestimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum.

Rama i quajti masat e sigurisë kulmin e arresteve pa gjyq, ku ironizoi se nga mbi 30 fletë arresti që ishin firmosur, prokurori i Durrësit, vetëm vetën e vetë nuk arrestoi.

Edi Rama: Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, – se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, – i futi në një thes, – u them një gjë, – kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. 

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us