Por edhe pse kontrata i përfundon në korrik, epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë duket se u mbyll mbrëmë në stadiumin e Varshavës.
Humbja minimale 2–1 kundër Polonisë nuk dogji vetëm ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin e 2026, por shënoi edhe finishin e rrugëtimit të tij në stolin kuqezi
Mirëpo, pas dështimit të djeshëm përballë Polonisë, një zgjatje tjetër e kontratës duket e pamundur. Tani largimi është vetëm çështje kohe.
Sylvinho do të jetë në stol edhe për sfidën e radhës, atë kundër Ukrainës, që do të luhet këtë të martë, më 31 mars, një ndeshje kjo që nuk do të ketë ndikim për fatin e trajnerit.
Zyrtarisht, rrugëtimi i tij do të përfundojë në korrik, ndërsa në qershor Kombëtarja ka të planifikuara edhe dy ndeshje miqësore.
Pavarësisht fundit të hidhur në këto kualifikuese, periudha e Sylvinhos do të mbahet mend për rritjen e imazhit të skuadrës dhe kualifikimin për herë të dytë në Kampionatin Europian në Gjermani në 2024. Por objektivi i madh i Kupës së Botës mbetet ende një mision i paplotësuar dhe duket se do të jetë edhe sfida kryesore e pasardhësit të tij.





