Media greke: Jorgo Goro tërheq dorëheqjen, Rama s’gjen “të besuar” (3 opsionet)

Çështja e Himarës po kalon në krizë politike, kështu të paktën pretendon media greke “Protothema“. Në artikullin e publikuar, shkruhet se Jorgo Goro sot ka tërhequr dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut në detyrë.

“Sipas informacioneve, Ramës i janë afruar tre persona nga diaspora. SKAI raportoi se njëri ishte një ish-deputet nga Gjirokastra, një biznesmen nga Himara dhe një gazetar-prezantues i njohur në Shqipëri me origjinë nga Himara. Megjithatë, të tre kanë refuzuar të marrin postin – qoftë edhe përkohësisht,”-shkruan Protothema.

Ndaj dhe sipas medias greke, duke qenë se nuk është gjetur pasuesi i tij, edhe Goro ka vendosur që të tërheqë dorëheqjen e tij. Megjithatë nuk ka bërë me dije emrat e asnjë prej personave që mesa duket nuk ishin të gatshëm të zinin vendin e Goros, deri në përfundimin e procesit të ngritur ndaj Belerit.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, pasi pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit. Athina ka ashpërsuar qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në lidhje me çështjen Beleri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us