Ministrja e kabinetit të Ramës bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Një moment i veçantë ka trokitur në jetën e Ministres së Administratës Publike dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni, e cila është bërë nënë për herë të parë.

Mësohet se anëtarja e kabinetit qeveritar ka sjellë në jetë një djalë, duke përjetuar kështu emocionin më të bukur të mëmësisë.

Në seancën e fundit parlamentare, kolegët deputetë e kanë uruar për këtë gëzim të madh, ndërsa nuk kanë munguar as lulet dhe urimet për vogëlushin.

Ministrja e kabinetit të Ramës bëhet nënë për

Kush është Adea Pirdeni:

Pirdeni ka lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në  Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA).

Që prej vitit 2008, Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë e Shqipërisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për  Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us