“Mori 45 mijë euro nga Çopajt”/ GJKKO dënon për fyerje Agron Shehajn, Adriatik Lapaj fiton betejën në Gjykatë

Gjykata e Posaçme ka dënuar për fyerje kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në gjyqin përballë Adriatik Lapajt.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Shehajn për akuzën e shpifjes. Kreu i Partisë Mundësia është dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Adriatik Lapaj e paditi Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 4.5 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal, e cila i përkiste bandës Çopja që vepronte në Elbasan.

Lapaj mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us