Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.
Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.








