‘Mos lëviz se të vrava’, dëshmia e 2 policëve që panë krimin e Mjaçajt

Në gjyqin për Sokol Mjaçajn, i cili vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, kanë dëshmuar edhe 2 policë, që ishin të pranishëm në zonën e ajrimit, në momentin që Mjaçaj kreu krimin brenda ambienteve të qelisë.

Policët Ilir Balla dhe Indrit Dubali kanë qenë të parët që janë përballur me Sokol Mjaçajn, raporton TCH. Ata kanë dhënë edhe arsyet se përse nuk e kanë ndaluar dot Mjaçajn. Balla ka thënë se pasi ka dëgjuar 3 krisma dhe ka parë Sokol Mjaçajn me armë në dorë, është përpjekur që ta neutralizojë atë.

“Rreth orës 13.40 shtetasin Sokol Mjaça e thërrasin nga kati 2 i sektorit që të ngjitej lart, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kolona e sektorit 1 në katin e 2-të dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezin, edhe ky në të njëjtin sektor. Ai i tha Sokolit që të ka dalë emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri-tjetrin, Sokoli më tha do të zbres të marr një kafe te makineta, e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja, e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, menjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar tre krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova çfarë ndodhi, por vura re shtetasin Sokol Mjaçaj me armë në dorë, të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks duke më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjerr te kuzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali”, tha në dëshminë e tij pononjësi Ilir Balla.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Fier/ Mjeti del nga rruga, humb JETËN pasagjeri, plagoset shoferi!

Indrit Dubali theksoi se Mjaçaj pasi ka kryer krimin, ka shkuar drejt tij me armë në dorë. Dubali shtoi se Mjaçaj ia ka drejtuar armën dhe i ka thënë që të hapë derën e dhomës së ajrimit ose ndryshe do e vriste.

“U hutova për momentin dhe afrova për të parë se çfarë ndodhi. Në ato momente pashë që u kthye mbrapsh i burgosuri, Sokol Mjaçaj me një armë në dorë dhe e drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armën më tha që hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras. Nën kërcënimin e armës u detyrova dhe hapa derën, pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendin ku bëhen takimet dhe te kuzhina. Nuk dinte ku te shkonte kërkonte një mënyre për t’u arratisur. Vrapova pas tij me dy të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqja, i cili ishte i plagosur dhe Tomorr Çaushi. Nuk iu përgjigj thirrjeve dhe u fut direkt në korridorin e takimeve dhe tërhoqi derën nga brenda por nuk e mbyllte dot. Brenda ishin punonjëset e takimeve. Dolën punonjësit që ishin brenda, të cilët ishin kërcënuar që mos të linin të futej njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaçaj në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa herë për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej”, deklaroi Dubali.

Lajme të tjera |  Rritja e rrogave: Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Biss”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për t’iu grabtitur makinën, Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Kjo ngjarje ndodhi në fshatin Lotaj të Dukagjinit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us