Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një reagim në “Facebook” i bën thirrjet drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi lagështia në rrugë mund të bëhet burim aksidentesh.
Gjithashtu shton se Policia e Shtetit, Autoriteti rrugor dhe njësitë të qeverisjes vendore ndodhen në terren nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë
Reagimi:
Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.