Ernest Muçi u largua gjatë kësaj vere nga radhët e Beshiktashit, ku u nxor jashtë planeve nga trajneri Sergen Jalçin, për t’u bërë pjesë e Trabzonsporit. Në radhët e këtij të fundit sulmuesi po kthehet në nivelet më të mira dhe këtë e tregoi edhe sot duke i shënuar një gol pikërisht Beshiktashit në barazimin 3-3.
Pas ndeshjes, trajneri i Beshiktashit u pyet pikërisht për formën që po kalon Muçi dhe cila është e ardhmja e tij, meqë ai është në huazim te Trabzonspor dhe jo në transferim përfundimtar për momentin.
Ai po bën gjëra të mira te Trabzonspor, po kontribuon në ekipin e tij. Ai po lufton mirë dhe e përgëzoj për këtë. Por nga pikëpamja jonë, nuk kemi plane në lidhje me Muçin. Ai është një lojtar që nuk e konsiderojmë për skuadrën tonë. Më lejoni t’ua them këtë. Pra ai nuk mundi të jepte paraqitje të mjaftueshme për ne, por dha këtë performancë te Trabzonspor. E përgëzoj për ndeshjen që luajti”, ishin fjalët e trajnerit të Beshiktashit.





