“Mungon vula…”, Administrativja kthen për plotësime padinë e Veliajt ndaj Ols Dados dhe Presidencës

Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit të posaçëm, Ols Dado.

Sipas burimeve pranë gjykatës, padia është kthyer për shkak se në të rezultojnë si paditës Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, por nga kjo e fundit nuk ka vulë dhe as numër protokolli. Gjykata ka kthyer padinë për plotësimin e saj për të legjitimuar palët në proces.

Në Administrative Veliaj kërkon deklarimin e pavlefshëm të dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit, Ols Dado, një nga prokurorët e dosjes se tij ne SPAK.

Sipas tij emërimi në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin.

Veliaj pretendon se Dado është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës dhe se kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet ligjore. /a2cnn

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us