Murrizi sulmon Belind Këlliçin: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Belind Këlliçit, pasi ky i fundit, pasi doli nga SPAK, tha se u mor në pyetje për një çështje periferike.

Murrizi tha se deklarata e Këlliçit, është një psikozë komuniste, teksa më tej theksoi se nuk bëhet fjalë për një çështje periferike, pasi deputeti demokrat ka qenë pjesë e asaj çështje.”

Nuk e di sa e vërtetët është se ka qenë për atë. Keni ndonjë komunikatë nga hetues Kraja i komunizmit? Ka shkuar për një çështje periferike? Kështu thonë të gjithë këta shejtanër, se janë shumë metropolitanë, sepse e kanë nga psikoza e fëlliqur e komunizmit, që bllokqenër, pjesën tjetër e quajnë periferike. Si është çështje periferike kur ke qenë në dijeni dhe ke qenë pjesë e saj?’’, tha ish-deputeti.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Më tej Murrizi zbuloi se ka disa padi mes Bardhit dhe Këlliçit në SPAK.

‘Kanë disa padi mes njëri tjetrit këta, por se di se SPAK-u nuk ka dhënë noj deklaratë.’’, tha Murrizi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us