Në stol apo në tribunë kundër Partizanit? Disiplina merr VENDIMIN për Edi Martinin

Vllaznia do të përballet me Partizanin këtë të shtunë, në kuadër të javës së 3-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.

Në prag të këtij dueli, shkodranët kanë marrër një lajm të mirë. Edi Martini do të rikthehet në stol. Kujtojmë se trajneri i “kuqebluve” u ndëshkua me karton të kuq pas javës së parë kundër Egnatias, për shkak të sjelljes josportive.

Mirëpo, ky dënim i dhënë nga Komisioni i Disiplinës, është shlyer me mungesën e tij në humbjen kundër Dinamos. Në këto kushte, tekniku shkodran do të jetë në stol ditën e shtunë përballë “Demave të Kuq”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u  bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,

VENDOSI:

1.  Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us