“Nëse i ndodh gjë babit, përgjegjëse është BANDA e Belerit”, gazetari rrëfen kërcënimin e DËSHMITARIT: U largua nga Shqipëria se…

Një nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin ndaj Fredi Belerit është arratisur jashtë shtetit pasi dyshohet se ka marrë kërcënime nga persona apo qarqe të caktuara pranë kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Këtë e ka rrëfyer gazetari Igli Celmeta i cili tha se Avdyl Rama i ka treguar se ka marrë kërcënime dhe shantazhe për të hequr dorë nga çështja.

Ai tha se dëshmitari është larguar jashtë shtetit nga frika, teksa ka lënë porosi se nëse i ndodh që babait të tij, përgjegjës është “banda e Fredi Belerit”.

“Gjyqi ndaj kreybashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u shty për shkak se mungonte një dëshmitar. Seancat do të mbahen më 4 dhe 5 dhjetor. Unë kam komunikuar me dëshmitarin, Avdyl Ramaj. Ai më ka deklaruar se është i shantazhuar, i kërcënuar dhe se duhet te heqë dorë nga çështja.

Lajme të tjera |  Rrëfimi i Bashës për "21 Janarin": Më erdhi informacioni që të vr*ret ishin anëtarë të Policisë së Shtetit

Pas dëshmisë në SPAK është larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa babai i tij ka kërkuar urdhër mbrojtje. Madje ai ka deklaruar se babai është kërcënuar. Unë e kam çuar rastin te autoritetet përkatëse, por nuk ma kanë konfirmuar. Gjatë kontaktit me Avdyl Ramën, më ka bërë përshtypje një fjali. Më konkretisht ka thënë se ‘nëse i ndodh diçka babait tim, përgjegjës është banda e Belerit’”, u shpreh gazetari Igli Celmeta.

Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Fredi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është gjetur nga policia e shtetit duke u bërë shkak për shtyrjen e seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme.

Lajme të tjera |  FOTOT/ Edi Rama mes liderëve botërorë të ftuar nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dam

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us