“Nëse kualifikohemi në Botëror, Brajan Gruda do luajë me ne”, drejtori shqiptar jep LAJMIN E MADH

Drejtori për Rini, Sport dhe Kulturë në Komunën e Fushë Kosovës (Kosovë) Ylber Kelmendi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Ai ka dhënë lajmin eskluziv se lojtari me tipare ofensive Brajan Gruda, do të “braktis” Gjermaninë për Kosovën, vetëm nëse këta të fundit ia dalin të kualifikohen në Botëror. Ja deklarata e plotë nga Kelmendi:

“Kosva ka qenë në kontakte dhe vazhdon të jetë me sulmuesin e Premier League Brajan Gruda, i cili gjatë merkatos së janarit është huazuar te Lepzig në Bundesligën gjermane.

Edhe Shqipëria ka bërë përpjekje për 21-vjeçarin. Nëse Kosova kualifikohet për Botëror, ai do bashkohet me Dardanët.

Për Grudën, pjesëmarrja në një Kupë Bote do të ishte diçka e madhe në planin individual. Ai është super futbollist, ka cilësi të jashtëzakonshme. Të jemi realist, Gjermania nuk është e interesuar për të”.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us