Gazetari sportiv Ervin Baku ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Euroneës Albania”. Ai ka folur për situatën e vështirë që po kalon mesfushori Kristjan Asllani, rikthimin i Brojës, pa harruar Ernest Muçin dhe shanset e kualifikimit për në “Botërorin 2026”:
“Asllani – Interi është në bisedime me Fiorentinën për Asllanin. ‘Vjollcët’ janë në fund të tabelës. Nuk i bëri mirë kalimi nga Empoli direkt te Interi. Shumë hap i madh. Situata aktuale e Kristjan Asllanit na penalizon edhe neve si Kombëtare. Mesfushori ynë nuk po ‘ndez’ në Itali.
Broja – Lajm shumë i mirë që është rikthyer titullar te Burnley. Po ashtu, më në fund shënoi, shtoi asistin. Urojmë që të jetë kështu edhe në mars.
Shanset në ‘play-off’ – Shpresojë të kemi një Ernest Muçi të shkëlqyer. Po nuk u thirr te Shqipëria nga Sylvinho, unë do i bëjë thirrje të gjithëve ta bojkotojnë kombëtaren. S’ka sens.
Nëse në kualifikueset e europianit Jasir Asani po i nxirrte golat nga hiçi, e njëjtë është edhe forma e Muçit te Trabzosnpor. Mundësia më e mirë në ‘play-off’ është të kalojmë Poloninë dhe pastaj të japim gjithçka ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi.
Dua të them se do të jetë shumë e vështirë, mos të harrojmë se Polonia ka ultras të zjarrtë. Ne kemi treguar se kur jemi inferiore, dimë të luaj. Në futboll gjithçka është e mundur, kam besim se do kualifikohemi”.





