Nga momenti “magjik” te Trabzonspor te “enigma” për ftesën e Sylvinhos, REAGON Ernest Muçi në rrjetet sociale

Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, teksa kalimi nga Besiktas te Trabzonspor ka rezultuar “bast i fituar” për 24 vjeçarin.

Gjatë këtij edicioni me skuadrën nga qyteti i Trabzon, Muçi numëron  14 gola dhe 8 asiste në 28 ndeshje, statistika për një lojtar të kalibrit botëror.

Përmes “story”-it të fundit në rrjetin social “Instagram”, ish-sulmuesi i Tiranës ka shfaqur “dashurinë” për skuadrën e Trabzonspor dhe tifozët e saj.

Në sfond është stadiumi i “Papara Park”, i mbushur plotë me ngjyra identifikuese të klubit. Vlen të përmendet se Ernest Muçi është shumë i rezervuar në postime apo “story”, ndryshe nga pjesa dërrmuese e futbollistëve.

Mbetet enigma, nëse trajneri i Kombëtares Sylvinho, e ftoj protagonistin në fjalë për ndeshjen kundër Polonisë, “Play-Off”-i i Kupës së Botës.

Nga momenti “magjik” te Trabzonspor te “enigma” për

“Story” i Ernest Muçit
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us