Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku nuk zhvilloi sezon pozitiv me Rubin Kazan në Premier League të Rusisë, edhe pse e nisi vrullshëm edicionin 2025-2026, aty ku dëmtimet patën rolin e vet.

Ndonëse ka kontratë me skuadrën nga Kazani, për 28-vjeçarin ka shfaqur interesim rivalët e Lokomotivës së Moskës. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen e Aleksey Batrakov. Talenti rus është shumë pranë kalimit te kampionët e Champions League, PSG-së.

Nëse finalizohet kalimi, ekipi nga Moska do e kthejë të gjithë fokusin te Mirlind Daku. Sipas “Transfermarkt”, qendërsulmuesi i lindur në Gjilan, vlen 9 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us