Nis me tensione protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë në oën 12:00. Që në nisje të protestës kanë shpërthyer tensionet, ku protestuesit janë përplasur me fizikisht me policinë. Protestuesti kanë tentuar t’i afrohen godinës së Kryesisë së Kuvendit, por janë përballur me policinë të cilët nuk i kanë lejuar.

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar protestës së udhëhequr nga Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”. Me pankarta në duar dhe thirrjet në kor, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë.

“Edi Rama o hajdut, Edi Rama frikacak”, dëgjohen të brohorasin protestuesit.

Mbrëmjen e djeshme, Adriatik Lapaj, bëri thirrje dhe ftoi qytetarët që të bashkohen në protestë për të vazhduar nismën e tij që do të mbyllet vetëm me rrëzimin e qeverisë. Të vendosur përpara Kryeministrisë, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, Lapaj vijon qëndresën që prej mbrëjes së 8 dhjetorit.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us