Noka-Salianjit: Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë! Debat me tone të larta në mbledhjen e Kryesisë së PD-së për Foltoren e ish-deputetit

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet prej më shumë se një ore, Flamur Noka dhe Sali Berisha janë përplasur verbalisht me Ervin Salianjin.

“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”,- është mësuar t’i ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të Foltores së këtij të fundit, me strukturat e partisë.

Debati mes Nokës dhe Salianjit është zhvilluar me tone të larta, deri në pikën që dyshja dëgjohej në korridoret e selisë blu, jashtë sallës së takimit.

Edhe Berisha është përfshirë në një debat të drejtpërdrejtë me ish-deputetin, për moskandidimin e Hysen Kadisë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pavarësisht se demokrati i Kavajës doli më i votuari në Qarkun Tiranë në Primaret e organizuara nga vetë krydemokrati.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us