Nuk është Fiorentina! 2 skuadra të tjera në Serie A nisin bisedimet për Kristjan Asllanin, njërën e refuzoi në verë

Kristjan Asllani do të largohet nga Torino me shumë gjasa në këtë merkato. Kjo pasi mesfushori nuk është më në planet e torinezve dhe në këtë mënyrë do të mbyllin huazimin mes tyre.

Por diccka e tillë do të ndodhë vetëm në rastin kur Interi do t’i gjejë një ekip tjetër shqiptarit dhe tashmë përveçse i është propozuar Fiorentinës, janë mësuar edhe 2 ekipet e tjera që kanë interes për shërbimet e tij.

Sipas “Sportitalia” bëhet me dije se Sassuolo dhe Parma kanë interes konkret për të dhe tashmë kanë nisur bisedimet. Vlen të theksohet se në verë Asllani refuzoi kalimin te Sassuolo, ndëersa tashmë mbetet të shihet se ccfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

23-vjeccari do të jetë në pritje për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us