Nuk kanë fund telashet për Armando Brojën, trajneri i Burnley merr vendimin DRASTIK

Është e pashpjegueshme se çfarë po ndodh me sulmuesin e Shqipërisë Armando Broja te Burnley. Në sfidën e javës së kaluar kundër Bournemouth, trajneri Scott Parker u “justifikua” se shqiptari se u la jashtë ekipit për shkak të problemeve fizike.

Në ndeshjen që po luhet mes Burnley dhe Mansfield, Kupa e Anglisë, Broja sërish nuk është asgjëkundi, madje as në stolin e rezervave.

Edhe pse nuk është e pohuar publikisht nga asnjë palë, e kuptueshme se mes Armando Brojës dhe trajnerit Parker ka “krisje”, e cila mund të çojë edhe në largimin e sulmuesit të Shqipërisë në merkaton e verës, gjithmonë nëse “timonieri” anglez vijon te mbetet, pasi Burnley ndodhet në pozitë të vështirë përsa i takon renditjes në Premier League, vendi i parafundit me 18 pikë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us