Nuk mjaftoi barazimi me Vorën, Partizani mbetet pa trajnerin Oltijon Kërnaja (ARSYEJA)

Ndeshja Vora – Partizani rezultoi “dramë” e vërtetë, mes 4 golash, e përfunduar 2 – 2. Edhe pse u mendua se Vora kishte gjithçka në kontroll, autogoli i vendasve në fund, i dha 1 pikë shumë të rëndësishëm “Demave të Kuq” për objektivin “Final Four”.

Dueli me vorakët ka lënë “pasoja” te Partizani, teksa trajneri Oltijon Kërnaja u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të. Pikërisht, ishte goditja e këndit që solli golin e parë të ndeshjes me autor Luis Felipe.

Trajneri Kërnaja pretendoi për faull, e cila nuk do lejonte vijimin e aksionit për Vorën, sikurse goditjen nga këndi, por që protestat e “timonierit” tropojan” nuk kaluan pa “zhurmë”.

Arbitri kryesor për këtë “skenë”, i tregoi Kërnajës kartonin e verdhë, çka do të thotë se 37-vjeçari ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungoj kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të në Superiore, kundër një rivali të drejtpërdrejtë.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us