“Nuk mund të trajtohen dot njerëzit si budallenj”, Salianji-Berishës nga Vlora: Kush është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot me demokratët në Vlorë, ku vijoi turin e takimeve të tij me strukturat e partisë në gjithë Shqipërinë.

Vlora është një qytet simbol për historinë shqiptare, qyteti ku shqiptarët kanë ditur të ngrihen. Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri. Sepse Shqipëri ka nevojë më shumë se kurrë për një qeveri të fortë. Ka nevojë për një politikë jo e lodhur jo e vjetruar e mbyllur.

Le ta themi hapur situata në Shqipëri është alarmante. Shqipëria kë  nevojë për një fillim të ri. Drejtuesi politik dha shembullin duke dhënë dorëheqjen. Por nuk është vlerësuar ashtu siç duhet. Kemi një shtet të degraduar në çdo qelizë, ekonomia e dobët, çmimet kanë rritur. Besimi te politika në nivelin më të ulët, emëruesi i përbashkët i gjithë qeverisjes sot përmblidhet në një fjalë, skandal. Skandal me tenderët, koncesionet, rrugët, arsimi, përballjen me drejtësinë, mbrojtjen politike të drejtuesve të qeverisë”.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë tha se shteti ka degraduar, ndërsa u shpreh kritik ndaj opozitës.

“Ju falënderoj që më keni pritur sot, ju jam mirënjohës që gjeni kohën dhe kontribuoni për PD. Vlora është qytet i pavarësisë, guximit dhe qyteti ku qytetarët kanë pasur guximin të ngrihen. Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe normave të mos jetë e shkëputur nga qytetarët. Situata në Shqipëri alarmante, ka nevojë për dorëheqje. Në qarkun e Vlorë është dhënë një shembull ku drejtuesi ka dhënë dorëheqje”, tha ai.

Salianji në takimin e zhvilluar me mbështetësit në Vlorë, u shpreh kritik ndaj opozitës.

Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohen qytetarët”, kështu u shpreh Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë.

“Qytetarët kanë mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli, por ndryshojnë politikanët dhe lidershipi, duke thënë po është përgjegjësia jonë, e kryetarit të PD. PD ka qenë është dhe do jetë një forcë e madhe politike, por ne do e bëjmë fituese”, tha ai.

Ai deklaroi se Partia Demokratike po bunkerizohet.

“Lufta kërcen në Iran, çmimet kërcejnë në Shqipëri. Dhe PD duhet të flasë për ato që shqetësohen sot shqiptarët. Për mungesën e shëndetësisë, arsimin. PD sot përballet me krizë politike dhe organizative për shkak se nuk do të dëgjojë. Në shumë raste është perceptuar si e shkëputur nga terreni, e mbërthyer nga një gjuhë politike e vjetëruar. Por PD duhet të jetë e hapur, meritokratike. Vetëm një opozitë e fortë në vlera mund të rikthejë besimin e qytetarëve. Por partia po bunkerizohet dhe shpik armiq imagjinarë”, tha ai.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

“Kush është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?”, shtroi pyetjen Salianji drejtuar Sali Berishës.

Salianji tha se po përjashtojnë anëtarët e tyre. Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike duhet të jetë një parti që nxit konkurrencën dhe të shkojë tek njerëzit.

“Unë kam pyetur se cilat janë rregullat, por rregullat janë se kush ka njohje klienteliste apo të afërt. Dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të kontribuojnë apo të kërkojnë llogari për humbjet duan t’i përjashtojë. Lidershipi po zgjedh anëtarët kontribuuesit janë përjashtuar. Nuk mund të trajtohen dot njerëzit si budallenj, s’mund të vazhdojnë të thonë të pavërteta që kanë 13 vute që u thonë. Miqtë ndërkombëtarët presin vizion këta flasin gjëra të vjetëruara. Ne po kërkojnë që PD të bëhet fituese dhe po pyesim, edhe nga kjo sallë e pyes kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us