“Nuk pendohem për asgjë”, Thaçi përballë gjyqtarëve të Hagës!

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar para gjyqtarëve dhe prokurorëve të Hagës, se ka bërë për popullin e tij atë që do të kishin bërë dhe ata për vendin e tyre nëse do të përjetonin të njëjtat ngjarje.

Thaçi tha se akuza që ai ka pretenduar për të marrë kontrollin e Kosovës, është ofenduese për mijëra viktima të pafajshme dhe luftëtarë.

“Vendosa të kthehem në Kosovë 1998. Ky ishte vendim personal, i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosjen. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetoni populli im. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë.  Prokuroria pretendon se qëllim im ishte marrja e kontrollit të Kosovës. Kjo është e pavërtetë, por është ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë dhe për përpjekjet e NATO dhe aleancës perëndimore që bashkëpunova ngushtë”, deklaroi ai në Hagë.

Ai shtoi se i vetmi kundërshtar i tij dhe Kosovës ishte Sllobodan Millosheviçi, i cili bënte plane gjenocide në Kosovë, ndërsa theksoi se Shqiptarët nuk ushtronin pushtet dhe një pretendim i tij është paradoksale.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

“I vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe botës demokratike, ishte Sllobodan Milloshevic. Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë dhe ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time. Lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë të pushtuar përreth 90 vite. Fakti që jam sot gjallë është rastësi dhe fat. Nuk u ktheva të rrezikoja jetën time për kontroll dhe pushtet, u ktheva duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet është, marrje e kontrollit prej kujt? Kush??

E vërtetë është se kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Milloshevic. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Shtypeshin nga Milloshevic. Unë nuk kisha iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO. I gjithë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim udhëtova në shumë qytet për ti bindur për kauzën tonë, Bruksël, Londër, Berlin e vende të tjera.

Kudo që isha, në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të Administratës amerikane. Millosheivici e kishte filluar luftën dhe ne vetëm po vetëmbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO nuk do te kishte pavarësi të Kosovës”, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us