“O cigan”, Memeti i kthehet keq futbollistit serb, Federata nis hetimet për racizëm (SITUATA)

Ndeshja e luajtur mes Melbourne City FC dhe Brisbane Roar ka prodhuar vetëm 1 gol, me autor Caputo, duke i dhënë 3 pikët Melbourne City FC, e vlefshme për javën e 20-të në A-League të Australisë.

Në minutën e 91, sulmuesi me origjinë shqiptare Medin Memeti, i cili luan për moshat e Australisë, u përfshi në një konflikt me kundërshtarin Justin Vidic.

Ky i fundit me origjinë serbe, është ankuar në federatën australiane se Memeti e ka quajtur “cigan”. Ndaj sulmuesit me origjinë shqiptare është hapur hetim për racizëm, ndërsa në ditët në vijim do zbardhet edhe masa ndëshkimore.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us