Kryeministri Edi Rama zgjodhi këtë të dielë për të folur në lidhje me vëllain e tij, Olsi Ramapër të cilin SPAK tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në aktivitetin kriminal, ashtu siç e denoncoi kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, si i përfshirjë në dosjen ‘Xibraka’.
Edi Rama: Nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia pa folur drejtësia me provat e veta. SPAK deklaroi se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë dhe nuk ka asnjë prove që ta lidhe atë me aktivitetin kriminal.
Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua dhe rrëzuar në sytë e opinionit publik.





