Osmani jep lajmin e mirë nga Brukseli: “BE ka vendosur të heqë edhe pjesën tjetër të masave në fund të janarit”. Rama i shkon nga pas dhe jep dhe ai një mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në fund të samitit BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel sonte “u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës”.

Osmani ka shpjeguar se “një pjesë e madhe hiqen sot dhe pjesa tjetër në fund të janarit”.

Teksa Osmani po kumtonte këtë lajm, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e përgëzuar Osmanin për heqjen e masave. E cila më pas e falënderoi edhe Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.

Gjithsesi, Osmani tha se “fondet do të zhbllokohen pjesa më e madhe menjëherë, pjesa tjetër në janar…”.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us