Paqe pas 4 vitesh luftë? Sot takimi tripalësh SHBA-Ukrainë-Rusi

Negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë do të shkojnë sot në Abu Dhabi për ato që pritet të jenë bisedimet e para trepalëshe që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt të vitit 2022. Ky takim vjen pas bisedimeve të Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me të dërguarit e Donald Trump.

Putin foli për gati katër orë me të dërguarin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe Komisionerin e Shërbimit Federal të Blerjeve, Josh Gruenbaum. Nga pala ruse morën pjesë ndihmësi i Putinit, Yury Ushakov, dhe i dërguari i investimeve, Kirill Dmitriev.

Ndërkohë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kishte arritur një marrëveshje me Trump mbi garancitë e ardhshme të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje. Por ai gjithashtu e bëri të qartë se statusi i ardhshëm i territorit në Ukrainën lindore mbeti një çështje e pazgjidhur, duke u thënë gazetarëve: “Gjithçka ka të bëjë me tokën”.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se besonte që Putini dhe Zelensky “të dy duan të bëjnë një marrëveshje”, duke shtuar “do ta zbulojmë”.

‘Kishte raste kur Putini nuk donte të bënte një marrëveshje dhe raste kur Zelensky nuk donte të bënte një marrëveshje. Tani mendoj se të dy duan të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare kanë fituar vrull në muajt e fundit, por Moska dhe Kievi mbeten thellësisht të ndara mbi çështjen kyçe të territorit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us