Paralajmërimi i zyrtarit amerikan për Serbinë: Trazirat në Kosovë, përballje me NATO-

Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga ndihmës sekretaria merikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, kryesisht për Serbinë por edhe për Kosovën.

Zyrtari, duke folur për mediat, theksoi rëndësinë që të dyja palët ta kuptojnë mirë këtë. Radio Evropa e Lirë raporton se O’Brien ka thënë se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë kur NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të trupave të KFOR-it në Kosovë, madje edhe rritjen e numrit të anëtarëve të përhershëm.

Pikërisht ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përballë kërcënimit të ndikimit malinj të Rusisë do të jetë një ndër temat kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Lajme të tjera |  Lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

Ne do të trajtojmë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës; retorikë përçarëse dhe të ndarjes në Bosnje-Hercegovinë; dhe përpjekjet keqdashëse për të mbjellë destabilitet, përfshirë edhe nga Rusia. Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së do të diskutojmë mënyrat për të rritur stabilitetin në rajon,” deklaroi Stoltenberg.

Më tej nënvizoi nevojë që Beogradi dhe Prishtina duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE duke nënvizuar se “stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”.

Në të njëjtin takim do të jetë i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Sipas O’Brien, kryediplomati i SHBA-ve do të diskutojë me aleatët në NATO për adresimin e tensioneve në rritje në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se “sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e aleancës ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit të Rusisë, do të konfirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për demokraci dhe stabilitet rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të diskutojë prioritetet për samitin e Uashingtonit në korrik të vitit 2024”.

Pas përfundimit të këtij takimi të NATO-s, Blinken do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në samitin e OSBE-së, në të cilin pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us