Parashikimi/ Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

Meteorologia Ledja Porja, në një lidhje live me Klan News u shpreh se fillimi i muajit shkurt 2026 pritet që të jetë me rreshje normale shiu.

Reshje me intensitet të lartë priten në qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Edhe këto rrebeshe pritet që të ndalen në ditët që pasojnë, teksa në 10 ditët e para të shkurtit pritet të mbizotërojnë reshjet e shiut.

“Qarku Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë do kenë rrebeshe, por që do të zbuten në ditët në vijim. Rreshjet e shiut do jenë prezente, por situata nuk do të jetë problematike. Parashikohet që nesër e në vijim të ketë rreshje të pakëta dhe me intensitet të ulët. Era do jetë mesatare, ndryshe nga dje, që era ka qenë e fortë. Dhjetë ditëshi i parë i shkurtit do ketë ditë me shi, por nuk pritet të ketë stuhi.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Nuk jemi të mbrojtur plotësisht nga mot i keq, sepse vendet fqinje si Italia e Greqia do preken nga stuhitë. Në 80 përqind të rasteve, stuhitë që vijnë nga Italia degradojnë. Shkurti do jetë kryesisht i ngrohtë, prandaj është mëse normale që të kemi reshje”, tha meteorologia Lajda Porja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us