Partizani e rrit në pesë numrin e transferimeve, merkatos i “parashikohet” surpriza në fund

Partizani do të prezantojë tre lojtarë në vijim. Valentino Murataj, David Fadairo dhe Laorent Shabani do të jenë në dispozicionin e trajnerit Kërnaja, që po punon me pjesën tjetër të skuadrës para ndeshjes me Elbasanin.

Screenshot 2026-01-29 131226

Të kuqtë deri tani kanë transferuar edhe Seku Sidiben me Kamer Qakën. Numri i transferimeve është pesë, por nuk përjashtohet mundësia që dikush tjetër t’i bashkohet grupit.

Në anën tjetër janë larguar Xhudah Garsia, Viktor Da Silva, Mateo Shanaj dhe Skandër Tahri. Dy të fundit u huazuan në Kategorinë e Parë. Ashtu si mund të thuhet për transferimet, edhe për largimet është e njëjta situatë ku nuk përjashtohen largime të tjera.

Merkato akoma nuk konsiderohet e mbyllur te Partizani. Të kuqtë gjithmonë kanë provuar goditjet në limitet e merkatos së janarit dhe diçka e tillë mund të ndodhë sërish. Për t’u theksuar është fakti se pas dëmtimit të Albion Markut që ishte titullar i padiskutueshëm, nuk ka pasur zëvendësues.

Lajme të tjera |  VIDEO/ La Italinë për Shqipërinë, mesfushori i Seria A bëhet debutimi i parë nën drejtimin e Maran

Për krahun e djathtë të mbrojtjes është në dispozicion Marjus Kola dhe Karlos Martinez. Të dy kanë provuar rotacionin, në mungesë të Markut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us