Partizani i Kërnajës “makth” për Tiranën, të kuqtë i fusin të “dridhurat” ekipit të Orges Shehit me mesfushorin “goditës” (POSTIMI)

Më datën 25 prill është planifikuar të mbahet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

Në prag të këtij ballafaqimi, “Demat e Kuq” kanë postuar në rrjetet sociale banerin e ndeshjes, me protagonist mesfushorin ofensiv fierak Valentino Murataj.

Lojtari 29-vjeçar, përveç profilit si “ndërtues”, është “goditës” shumë i mirë në portën mike. Prej marrjes së “timonit” te Partizani nga trajneri Oltijon Kërnaja, të kuqtë kanë dalë fitues në dy derbit e zhvilluar, madje me bilanc mbreslënës, 4 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.

Fakti që “Demat e Kuq” kanë 5 sfida radhazi që nuk fitojnë në Superiore, rrit “urinë” për t’u rikthyer te triumfi dhe 3 pikët, aq më tepër kur konkurrenca me Dinamon për “biletën” e fundit në Final Four është “ndezur”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us