Pas daljes nga Big Brother VIP, Kristi Lamaj zbulon projektin e ri në Top Channel: Një kapitull i ri dhe sfidues për mua!

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Kristi Lamaj, ka folur për planet e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke zbuluar për herë të parë një projekt të ri televiziv.

I ftuar në emisionin Top Story, ai tregoi se është bërë pjesë e një iniciative të rëndësishme të Fondacionit Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel, që do të ketë në fokus të rinjtë dhe talentet e reja.

Kristi u shpreh se gjithçka ka nisur menjëherë pas përfundimit të eksperiencës në reality show, kur është kontaktuar për këtë mundësi të re.

“Direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm,” tregoi ai.

Sipas tij, emisioni do të trajtojë tema që lidhen me artin, artistët e rinj dhe rininë në përgjithësi, ndërsa ai vetë do të ketë një rol të dyfishtë në këtë format të ri.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë. Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi në fokus artin dhe artistët e rinj, rininë. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh Kristi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us