PD replikon me Berishën: Pse e mohonErzen Breçanin? A kishte gisht ai në sulmin e 8 janarit?


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirale Karabina ka reaguar ndaj akuzave që Sali Berisha bëri ndaj Lulzim Bashës, sot nga qyteti i Lezhës.

Ajo shprehet se  arsyeja se Berisha vazhdon me akuzat është frika e tij.

Berisha ka frikë! Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet. Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij” thotë ajo.

Karabina më pas ka shtuar se Berisha i ka shndërruar demokratët në mburojë të halleve të tij, duke ngritur pyetjet:

– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?

– Pse i fshihet drejtësisë?

Lajme të tjera |  'Prokuroria të merret me fakte', Rama: Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë

– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe gjygjëtarët?

Në fund ajo thekson se ish-kryeministri me shpifje dhe mashtrime vetëm zgjat ankthin e tij, por hallin nuk e zgjidh dot.

Reagimi

Berisha ka frikë!

Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.

Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.

Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.

Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar në mburojë të halleve të tij:

– Pse e mohoi Erzen Breçanin?

– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?

Lajme të tjera |  Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE

– Pse i fshihet drejtësisë?

– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?

Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us