Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Në një lidhje direkte në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit.
“E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta.
Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula.
Ish-deputeti tha se nuk i është bashkuar Ervin Salianjit në takimet e tij të pavarura me qytetarët jashtë programit të PD-së, duke thënë se e ka të qartë fundin. Sula u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës.
“Nuk mund të luftohet diktatura e narkoshteti me një njëjtat mjete. Nga 11 maji, 2 foltore të Berishës dhe 1 foltore të Salianjit. Unë nuk i jam bashkuar Salianjit sepse e kam të qartë fundit.
Nëse Salianji do të luftonte për lidership do të ishte në të drejtën e tij. Po lufton për vendin e 2, ja iku Flamur Noka, se po shikosh po e luftojnë dhe vetë nga brenda, sepse lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka, dhe ato që i kanë mbetur besnikë.
Nëse Salianji do të luftojë për vendin e lidership, ka terren, do të mbështetje. Nëse do të luftojë për numrin 2 nuk ndryshon asnjë gjë. Berisha vetëm një herë në jetën e vet doli nga qasja e vet politike në vitin 2005 që bashkoi të gjithë opozitën. Vetë PD ka pjellë shumë parti të vogla të djathta që kanë copëzuar opozitën.
Ndodh se qasja e liderit është ekstrem për të përzënë këdo nga shtëpia tij. I vetmi pushtet që i ka mbetur në dorë Berishës që kush mendon ndryshe e ka zë ndryshe, duhet të përjashtohet ose të rrudhet”, tha Sula.





