Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Harry Kane dhe Kylian Mbappé që mbeten krah për krah në krye të renditjes.
Sulmuesi anglez i Bayernit dhe ‘ylli’ francez i Real Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive. Pas tyre ndodhet Erling Haaland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin. Bie në sy fakti që në top-5 renditet ‘Pirati’ i Mallorca-s, Vedat Muriqi
Duhet kujtuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.
Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:
Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë
Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë
Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë





