“Përgëzime Shqipërisë”! Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës, kryeministri: E mbyllim procesin brenda 2027

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama, progres-raportin për Shqipërinë të hartuar nga Komisioni Europian. Gjatë një konferencë të përbashkët nga Kryeministria, Gonzato përgëzoi Shqipërinë për arritjet pozitive, ndërsa shprehu edhe një herë gatishmërin e BE për ta mbështetur në rrugëtimin e saj të integrimit. Zyrtari europian thekson më tej se raporti vëren dhe vlerëson ambicien e Shqipërisë për të ecur përpara në negociata.

Dje Komisioni Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë, ku 5 prej 6 kapijtujsh, janë hapur. E gjithë kjo është arritur në një shpejtsi të jashtëzakohsme. Duhet të shfrytëzoni këtë mundësi unike, ku po hyni në një fazë vendimtare. Siç konfirmoi dhe shefja e Komisonit, Ursula Von Der Leyn, KE është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj. Përmbushja e piketave është ndër gjërat më të rëndësishme. Pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet një kapitull tjetër. Shpresojmë që të gjitha forcat poltike ta konsultojnë raportin. Raporti i Zgjerimi për Shqipëirn është pozitiv. Vlerëson nivelin e lartë të ambicies për të ecur përpara me negociata. Raporti vëren që shqipëria ka vazhduar të jetë në përputhje të plotë me modilin e politikës së BE.”, tha Gonzato.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se deri në fund të vitit 2027, progres-raporti i ardhshëm do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë. Rama përsëriti sërish atë që thekson raporti se, Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027.

“Ky raport thotë shumë gjëra por mbi të gjitha thotë një gjë: Që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Dhe duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra, ndërkohë që patjetër, në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vteëm në mënyrë sasiore por edhe në mënyrë cilësore në çdo hap dhe natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që kemi bërë është të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh, duke bërë që ta mbyllim këtë proces brenda vitit 2027 në mënyrë që raporti në fund të vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë Shqipërinë vend anëtar. Ky është objektivi ynë historik”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us